106 viktima nga virusi kinez, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Gjermani

28/01/2020 - 08:58

Teksa numri i viktimave nga virusi i ri kinez ka shkuar në 106 dhe numri i të infektuarve është rritur me 1300 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 4000, Kina zyrtare pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve nga frika e infektimit në masë.

Pekini gjithashtu iu kërkoi bashkatdhetarëve të tij që të shtyjnë udhëtimet jashtë vendit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është "i lartë" dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Kina po punon ethshëm për të gjetur një vaksinë dhe kjo falë laboratorëve të saj P4, d.m.th atyre me siguri maksimale, ku operohet brenda një patogjeni siç është koronavirus 2019 n-CoV.

Virusi ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs. Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një "evakuimi të mundshëm" të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.

Revista "The Lancet" ka rindërtuar historinë e parë të transmetimit brenda një grupi të vogël familjar. Artikulli tregon se një djalë dhjetë vjeçar, i infektuar me koronavirusin kinez por pa simptoma karakteristike të infeksionit, e transmetoi atë edhe tek të tjerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arri

Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës", duke përfshirë një shtetas rus, për

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.