Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile raportojnë 117 humbje të tjera jete nga virusi vdekjeprurës që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33 mijë personave. Një ditë më parë numri i viktimave ishte 78.

Rritje ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj ku u shtuan dhe 584 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi.

Në total, që nga shfaqja e pandemisë në Itali numërohen 231.139 të prekur.