Të paktën 12 turiste rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Valesë.

”Incidenti ndodhi në lartësinë 2 500 metra, rreth orës 15:50 në Fenestral, në rajonin e Finhaut, pranë kufirit franko-zvicerian”, saktësoi policia.

Ajo nuk dha detaje të tjera për ortekun dhe fatin e personave të zhdukur.