Një 12-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën në një spital nga koronavirusi duke u bërë viktima më e re në moshë në Evropë.

Mediat belge shkruajnë se gjendja e të miturës e cila humbi jetën më 28 mars, u përkeqësua brenda tre ditëve. Ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Ndërkohë, të dielën në mëngjes një 14-vjeçar humbi jetën pasi u diagnostikua me Covid-19 në Porto në Portugali.

Të mërkurën e kaluar një vajzë 16-vjeçare vdiq në një spital në Paris, ku po kurohej për koronavirus. Ndërsa në Britani personi më i ri që ka vdekur është një 18-vjeçar nga Coventry.