13 shtetet që ndalojnë hyrjen për personat që vijnë nga Italia

28/02/2020 - 10:24

Shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Nigeri. Pacienti është një 25-vjeçar italian, i cili ishte kthyer në Nigeri pasi kishte qenë në Milano.

Rasti u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë nigeriane, duke saktësuar se pacienti është shtruar në spital në Lagos, në kushte të qëndrueshme dhe nuk paraqet simptoma shqetësuese.

Ndërkaq edhe Holanda ka njoftuar rastin e parë të infektimit me koronavirus. BBC raporton se pacienti është një person nga Tilburg, i cili ishte kthyer së fundmi nga Italia Veriore.

Rasti i parë është shënuar edhe në Bjellorusi dhe në Zelandën e Re.

Ndërkohë Presidenti i Mongolisë, Khaltmaagiin Battulga, është futur në karantinë, pasi u kthye nga një vizitë zyrtare nga Kina, ku u takua me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ndërkohë në Itali numri i të infektuarve ka arritur në 650 persona, ndërsa janë shënuar edhe tre raste të tjera vdekjesh, persona mbi 80 vjeç, në rajonin e Lombardisë.

Në Greqi numri i të infektuarve ka shkuar në katër, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Rasti i katërt është një grua rreth 36-vjeçe, e cila së fundmi kishte vizituar Italinë.

Në Kinë janë shënuar 44 raste të reja vdekjesh, që rezulton shifra më e ulët në një muaj, çka dëshmon se fataliteti po ulet.

“British Airëays” dhe linja ajrore me kosto të ulët “Easyjet” kanë vendosur të anulojnë fluturimet për në Veri të Italisë, paraprakisht deri më 11 Mars.

Deri më tani 13 shtete, Izrael, Jordan, Arabia Saudite, Bahrein, El Salvador, Mauritius, Turkmenistan, Irak, Cape Verde, Kuvajti, Seychelles, Territoret Palestineze dhe Madagaskari, kanë ndaluar hyrjen për të gjithë ata që vijnë nga Italia, ndërsa siç raporton ‘La stampa” ky numër pritet që të rritet.

Gjithashtu 56 destinacione të tjera do të ndërpriten, përfshirë Bologna, Venecia dhe Torino. Po ashtu Britania ka anuluar edhe fluturimet drejt Singaporit.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të anulojnë të dy fazat përfundimtare të turneut, pasi pjesëtarë të stafit, italianë, kanë rezultuar pozitivë në testimin për virusin vdekjeprurës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, diçka kjo e vënë

Shtetet e Bashkuara thyen një rekord të ri botëror për numrin e viktimave ditore nga koronavirusi.

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturve me

Vijon bilanci tragjik në Spanjë sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Rumania rrezikon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit.

Banka Botërore ka financuar një paketë emregjence për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Europës dhe Azisë Qëndrore në luftën kundër koronav

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kë

Koronavirusi tashmë ka shënuar në këtë fillim prill 1 milion raste zyrtare në gjithë botën dhe 53 mijë viktima.