Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 9.217, pasi 1.815 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, gjithsej 105 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të ministrisë, të cilat treguan se 568 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 9.982 teste, me çka numri i përgjithshëm i testimeve të kryera deri më tani ka arritur në 65446.