45 orë pas tragjedisë që la të paktën 14 të vdekur dhe 13 të plagosur, një adoleshent është shpëtuar të premten nga rrënojat e pallatit të shembur në lagjen Kartal të Stambollit. 

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Soylu, tha se i shpëtuari është 16-vjeçari Mert Aydin. Sipas medias turke vijon puna e pandërprerë për nxjerrjen nga rrënojat edhe të 5 personave të tjerë, me të cilët është arritur të komunikohet.

Një ndërtesë 8 katëshe, 3 prej të cilëve ishin pa leje, u shemb ditën e mërkurë në Kartal Të Stambollit. Pallati kishte 14 apartamente, por fatmirësisht jo të gjithë ndodheshin në banesa në momentin e shembjes çka mund ta bënte bilancin edhe më tragjik.