Në Itali, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Prej fillimit të pandemisë së COVID-19 në shtetin fqinj janë regjistuar 243.344 persona të infektuar.

Ndërsa viktima në 24 orët e fundit janë 17, duke e çuar numrin në total në 34.984. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 335 persona, 195.441 në total.

Rastet aktive në vend janë 12.919 të infektuar kurse pacientët e shtuar me simptoma janë 777, nga të cilët 60 janë në terapi intensive.