Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u zbulua se kishte qënë i sëmurë nga gripi por nuk kishte shfaqur më parë simptoma tipike të kësaj sëmundjeje si ethet, teshtitja ose kollitja.

Zemra e Xhonah Smith, pushoi së rrahuri kur ai ndodhej në pjesën e pasme të makinës së motrës së tij muajin e kaluar, duke shkaktuar që ai të ndërronte jetë nga mungesa e oksigjenit.

Mjekët konfirmuan se testet që iu bënë adoleshentit pas vdekjes nga Arizona zbuluan se ai kishte qenë duke vuajtur nga gripi dhe pneumonia.

Sipas Daily Mail, mjekët dyshonin se Xhonah mund të ketë patur një sëmundje zemre të padiagnostikuar, megjithatë testet toksikologjike përcaktuan se nuk ishte një rast i tillë.

E vetmja sëmundje që mjekët konfirmuan ishte pneumonia. Ndërsa shumica e njerëzve që vuajnë nga gripi kanë simptoma si për shembull, ethe, dhimbje muskulare, kollitje, dhimbje koke apo lodhje, jo të gjithë të prekurit shfaqin simptoma.