18 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

11/09/2019 - 08:34

Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr, kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.

Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, par

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Er

Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për migracioni, ku jepen lajme të mira për ekonominë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe n

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag.

Gjermania kritikoi premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor