Belgjika ka konfirmuar 185 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ku në total, numri i të vdekurve nga virusi në shtetin belg ka arritur në 1632 persona.  

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Belgjikë deri në këto momente është 20.814 vetë, ku në orët e fundit, janë prekur nga koronavirusi në territorin belg 1123 persona.