Një adoleshente është ngacmuar seksualisht dhe me pas ka tentuar të largojë të panjohurin, por ai ka reaguar duke e gjuajtur atë me një shishe birre duke i shkaktuar plagë të shumta.

Sophie Johansson, 19 vjeç, u tha mediave suedeze se ajo kurrë nuk e kishte takuar njeriun e panjohur më parë. Ai e ka prekur në pjesët intime dhe ajo ka reaguar duke e shtyre tutje, por agresori i ka përplasur një shishë në fytyrë.

Imazhet tronditëse të publikuar në media tregojnë fytyrën dhe trupin e saj të mbuluar me gjak, pas sulmit të ndodhur fundjavën e kaluar. Johansson kishte dalë me miqtë e saj në një club nate, Suedi.

"Në fillim mendova se ishte ujë, ai që po më rridhte në fytyrë, por më pas miqtë e mi më thanë që unë isha e mbuluar nga gjaku" është shprehur 19- vjeçarja.

Ajo është dërguar menjëherë në spital ku ka kryer dhe disa qepje , pasi kishte të plagë në kokë.