2 milionë fansa në rrugë dhe panik, të shtëna me armë në paradën e Torontos

18/06/2019 - 21:57

Gati 2 milionë tifozë kanë mbushur rrugët e Toronto për të festuar titullin e parë kampion në NBA të skuadrës së Toronto Raptors. Skuadra kanadeze mposhti në finalet play off Golden State Warriors 4-2 me ndeshje pak ditë më parë. Një lumë njerëzish që kanë mbushur rrugët e qytetit dhe jo vetëm, me tifozët që kanë vërshuar për të përshëndetur idhujt e tyre.

Gjithsesi, kjo ditë feste rrezikoi të kthehej në tragjedi, pikërisht në momentin që lojtarët ishin në skenë për fjalimet e tyre. Dy të shtëna kanë krijuar pani te njerëzit. Policia ka vënë menjëherë rregull, por mediat kanadeze deklarojnë për dy të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që, dy persona janë arrestuar si dhe janë sekuestruar dy pistoleta. Ngjarja ka ndodhur në sheshin para Bashkisë dhe rrezikoi të kthehej në një tragjedi. Gjithashtu, organizatorët e kësaj parade nuk i kishin marrë të gjitha masat dhe shpesh janë vërejtur probleme dhe vonesa, duke krijuar edhe pakënaqësi te tifozët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre diplomatë turq janë vrarë këtë të mërkurë, nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytetin kurd të Irakut Erbil.

Shtetet e Bashkuara bllokojnë shitjen e avionëve luftarakë F-35 drejt Turqisë.

Ursula Von der Leyen është konfirmuar nga Parlamenti Europian në postin e Presidentes së Komisionit Europian për pesë vitet e ardhshme.

Një 82-vjeçare në Rimini të Italisë ka kërcënuar mbesën dhe të dashurin e saj, se do të paguajë 2 shqiptarë e do i vrasë, pasi i

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursu

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund mbrojtjes përmes azilit për shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që hyj

Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat e tij më antike, të vendosura rreth 40 km nga Kajro, për herë të parë pas 1965.

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, është kjo një skemë e re që do të aplikohet në Brita

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokua