Në Kosovë është konfirmuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar edhe 20 persona të infektuar me koronavirus dhe numri total ka shkuar në 165. 15 nga rastet e reja janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy në Malishevë, dhe një me vendbanim në Bllace-Suharekë.

Ndërsa dy të tjerë janë përkatësisht me banim në Drenas dhe Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit në Kosovë, i cili ka njoftuar se deri tani janë shëruar 24 persona nga Covid-19. Deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 3 persona nga Covid-19.

Ndërkohë, në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 71 mijë persona dhe ka infektuar 1.3 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. Në Itali janë shënuar 16,523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.