Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 4 personave të tjerë në Itali duke e çuar në 21 numrin total të viktimave, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, vendi numëron 821 të prekur.

Të dhënat janë raportuar nga drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli, raportojnë mediet fqinje.

Përsa i përket rasteve të rikuperuara, sipas autoriteteve italiane, janë 46 persona që janë shëruar deri tani nga koronavirusi.

Rajoni më i prekur mbetet ai i Lombardisë, ndërkohë që emergjencë ka në qytetin Lodi, ku janë regjistruar 51 shtrime në spital në orët e fundit.