Autoritetet shëndetësore italiane njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 51 persona nga Covid, ndërsa janë konfirmuar 2,275 raste të reja.

Në spital u regjistruan të dielën 4.963 pacient duke mos përfshirë ata në kujdes intensiv, nga 5.193 një ditë më parë.

Sipas të dhënave ka 20 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, të pandryshuara nga e shtuna.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv ra në 774 nga 788 më parë. Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka regjistruar 126,523 vdekje nga koronavirusi.