23 diplomatë rusë së bashku me familjet e tyre kanë lënë Britaninë e Madhe pas dëbimit nga kryeministrja Theresa May.

Automjetet diplomatike i çuan ata nga ambasada në Londër drejt Aeroportit Stansted, ku hipën në aeroplan për në Moskë.

Mbretëria e Bashkuar përjashtoi 23 diplomatët pasi akuzuan Rusinë se ishte “fajtore” për helmimin e Sergei Skripal dhe të bijës së tij. Qeveria do të vendosë më vonë nëse do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.

Një turmë e vogël u mblodh jashtë ambasadës dhe përshëndeti njerëzit që mbanin valixhe, fëmijë dhe kafshë shtëpiake ndërsa hynë në automjete.

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar Aleksandër Jakovko shkroi tëitter:

“Sot ne u themi mirupafshim kolegëve tanë që shkojnë në shtëpi pas lëvizjes armiqësore të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe i’u urojmë më të mirat në karrierën e tyre.”

Po ashtu Moska ka mohuar të gjithë përfshirjen dhe po përjashton 23 diplomatë britanikë në përgjigje të saj. Diplomat e Britanisë së Madhe kanë afat deri të shtunën të largohen nga Rusia.