Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fundjavë në Austri, ku një i ri ka vrarë ish-të dashurën e tij dhe 4 anëtarë të familjes së saj.

Dyshohet që 25-vjeçari, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar, të ketë hyrë në banesën e ish-të dashurës së tij, ku i ka marrë jetën asaj dhe të dashurit të ri, vëllait dhe prindërve të saj.

Sipas mediave të huaja, raportohet se 25-vjeçari pas krimit makabër është vetëdorëzuar në polici, por nuk ka reaguar aspak në lidhje me krimin e kryer, në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.