Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.

Këshilltarët e qeverisë paralajmëruan masa edhe më të rrepta të distancimit shoqëror për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Bilanci i 24 orëve të fundit ishte më i rëndi deri tani në Mbretërinë e Bashkuar tha sot Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Janë bërë gjithsej 120,776 teste të koronavirusit, me 17.089 rezultate pozitive dhe 103,687 persona që testojnë negativ.