Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi, ku 5 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën 4 të tjerë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një person hyri në një restorant në zonën Antiok dhe hapi zjarr mbi klientët dhe stafin.

Fill pas krimit, 29-vjeçari Travis Reinking, që ishte futur në restorant vetëm me një xhaketë të gjelbër, ishte larguar totalisht i zhveshur. Ndërkohë policia u vu në ndjekje të agresorit.

I riu ishte i armatosur me një pushkë gjysmë automatike AR15, një armë që u përdor dhe në masakrën e Las Vegasit në tetor të vitit të kaluar ku humbën jetën 58 persona.