Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 297 persona nga COVID-19.

Po ashtu, bëhet me dije se nga 378, 463 teste kanë rezultuar pozitivë 24,036 persona. Në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 99,271 që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 2,525 pacientë janë shtruar në spital në kujdesin intensiv. Rajoni me rritje të infeksioneve mbetet Lombardia me 5,210 raste, ndërsa në Milano janë raportuar 1,500 të prekur.