Një vajzë 3-vjeçare, e cila po luante me pistoletën e të atit, ka qëlluar aksidentalisht nënën e saj shtatzënë në një parking në Merrillville në Indiana.

Babai i 3-vjeçares, Menzo Brazie kishte lënë pistoletën e tij në makinën e parkuar pranë një qendre tregtare dhe u fut në dyqane për të blerë.

Ndërsa vajza e tij që ndodhej brenda makinës mori armën dhe qëlloi në shpatull aksidentalisht mamanë e saj shtazënë Shanique Thomas.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital ku u raportua se ishte në gjendje kritike por të qëndrueshme dhe nuk dihet nëse foshnjes së saj të palindur i ka ndodhur diçka.

Ndërsa Brazier ndodhet në paraburgim me akuzën e rrezikimit të fëmijës. Dy fëmijët e çiftit janë nën kujdesin e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve në Indiana.