Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 381 vdekje në ditën e fundit. Numri i të prekurve i ka kaluar 25 mijë persona.

Numri total i vdekjeve ka shkuar në 1798, ku 1651 kanë ndërruar jetë vetëm në Angli. Një nga personat që ka ndërruar jetë është një 19-vjeçar i shëndetshëm, sipas mediave britanike.

Statistikat e ditës së sotme raportojnë 367 viktima në Angli dhe 23 të tjera në Skoci, Uells dhe në Irlandën Veriore.

59 % e personave që kanë ndërruar jetë janë meshkuj dhe 41% janë femra.

Në vend gjatë dy ditëve të fundit numri i viktimave ishte në rënie, ndërsa krahasuar me dje kanë vdekur 210 persona më shumë.

Daily Mail nënvizon se një nga viktimat ka qenë një 19-vjeçar i shëndetshëm.