41 viktima në avionin rus që shpërtheu në flakë

06/05/2019 - 08:32

Të paktën 41 persona mbetën të vrarë në avionin rus që u detyrua të bënte ulje emergjente dhe shpërtheu në flakë në Aeroportin e Sheremetyevo, në Moskë.

Në mesin e viktimave janë dy fëmijë dhe një stjuardesë. Dëshmitarët thanë se ishte një ‘mrekulli’ që kishte të mbijetuar. Në avion ndodheshin 73 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

“37 janë të mbijetuarit, 33 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit”, tha zyrtarja e komitetit investigativ rus, Yelena Markovskaya. Ndërkohë, 5 persona po marrin mjekim në spital. Kompania kombëtare ajrore ruse “Aeroflot”, tha se avioni u detyrua që të rikthehej në aeroport për arsye teknike, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Pas ngjarjes mediat ruse shkruajtën se avioni i pasagjerëve kishte marrë flakë pasi ishte goditur nga rrufeja, por autoritet thonë se zjarri ra në momentin që u ul në pistë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kancelarja gjermane Angela Merkel "e mori në konsideratë me respekt" njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May".

Një zjarr në një shkollë në Suri të Indisë, u ka marrë jetën 19 studentëve e ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë n

Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. 

Në kohën kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth progres raportin për hapjen e negociatave, Franca duket se e ka marrë një v

Polemika të shumta ka ngjallur në Francë marrja në pyetje e 6 gazetarëve dhe thirrja për llogari e 2 të tjerëve nga Shërbimi i Sigurisë

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh.

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se Ankaraja është duke u përgatitur nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksion