43 viktima nga shembja e urës Morandi, nxirret trupi i një 31-vjeçari

Postuar: 18/08/2018 - 18:26

   43 të vdekur është bilanci përfundimtar i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb një pjesë e urës Morandi.

Mediat në Itali raportojnë se është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, Mirko Vicini, 31 vjeç.  Ndërsa ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shetasi rumun 36-vjeçar Marian Rosca.

Mirko Vicini i cili u gjet sot nën rrënoja, pak para tragjedisë ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezultoi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditësh qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi.

Ndërkohë gjatë natës u nxor nga rrënojat makina ku ishte një familje. 

"Tgcom" raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina me trupat e pajetë u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Xhenova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku u shemb një pjesë e Urës Morandi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez