44 persona kanë vdekur në Iran nga alkooli që përdornin për t’u mbrojtur kundër koronavirusit. 

Ngjarja ka ndodhur në Khuzestan, Alborz dhe Kermanshah. Personat kanë përdorur alkool për t’u mbrojtur nga koronavirusi por u helmuan dhe për pasojë humbën jetën.

Madje në Khuzestan tashmë numri i të vdekurve nga alkooli është më i lartë (36) se numri i të vdekurve nga vetë koronavirusi (18).

Irani si një shtet islamik e ka të ndaluar alkoolin me përjashtim të disa minoriteteve që nuk i përkasin fesë muslimane. Në rastin në fjalë personat që kanë ndërruar jetë u helmuan nga “Bootleg Liquor”.