Ditën e sotme është shënuar një rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Itali, krahasuar me një ditë më parë.

Emergjencat Civile raportojnë se 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orë, ndërsa rastet e reja janë 190 nga 159 që ishin të hënën.

Të dhënat e tjera tregojnë se të shëruarit janë 177, ndërsa janë kryer mbi 43 mijë testime. Tre rajone italiane nuk kanë raportuar raste të reja dhe ato janë Basilicata, Molise dhe Valle D’Aosta.

Numri më i madh i rasteve të reja u regjistrua në Lombardi me 44 të infektuar, ndjekur nga Emilia Romagna me 42 raste, Veneto me 20 dhe Lazio me 17.