Italia vijon të shënojë qëndrueshmëri në rënien e numrit të personave të infektuar nga COVID -19 e po kështu edhe në bilancin e vdekshmërisë. Në buletinin e përditshëm janë raportuar 346 persona të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë realizuar 50 mijë tamponë.

Po në këtë hark kohor janë regjistruar 55 viktima, ndërkohë që Lazio ka raportuar sot edhe 23 viktima të muajve mars dhe prill të pa raportuar më herët. Zonat që nuk kanë shënuar asnjë viktima janë: Valle D’Aosta, Trentino Alto Adige, Marche, Molise, Campania, Basilicata, Calabria, Puglia, Sicilia.

Numri total i të infektuarve arrin në 236651, ndërsa në terapi intensive ndodhen 220 persona, 7 më pak se dje, ndërsa në karantinë gjenden 23518 qytetarë, 1359 më pak krahasuar me 24 orë më parë.