Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, është shprehur se gjashtë vende të BE-së kanë rënë dakord që të marrin rreth 150 migrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Ndërkohë, migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg. Po ashtu, kryeministri i Italisë ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt”, dhe ishte e gatshme të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes”.