Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali, regjistrohen 610 viktima në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave ka arritur në 18.279. Ndërkohë në Lombardi, rajoni më i goditur nga koronavirus, numri i viktimave i ka kaluar 10 mijë persona.

Numri i personave të infektuar qe nga nisja e pandemisë deri më sot është 143.626 dhe janë regjistruar 4204 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve të shëruar është 28.470 me 1.979 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur nga Mbrojtja Civile në Itali.