621 persona humbën jetën në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 4,934 persona.

Pacientët ishin të moshës midis 33 dhe 103 vjeç, dhe 29 prej tyre nuk vuanin nga asnjë patologji tjetër.

Ndërkohë janë regjistruar 5,903 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 47,806.

Deri tani në Britaninë e Madhe janë shëruar vetëm 135 persona.