Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Në SHBA në 24 orët e fundit janë regjistruar 63.643 persona të infektuar me COVID-19 duke e çuar në 3,184,681 numrin total të të prekurve dhe 134,097 të vdekur.

Ndërkohë edhe në Brazil në 24 orët e fundit janë 45.048 persona të infektuar me koronavirus dhe 1.214 të vdekur. Numri total i personave pozitiv me COVID-19 është 1,800,827 ndërsa numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën e 70 mijë më saktë 70,398.

Kujtojmë që ditën e djeshme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit është akoma duke u përhapur me shpejtësi, kurse shumica e vendeve nuk kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.