662 të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit duke e cuar shifrën në 8165 të vdekur. Ndërkohë, një shifër negative ka shënuar edhe numri i personave që kanë rezultuar pozitiv 4492 më shumë sesa të mërkurën, duke e çuar shifrn në total në 62.013.

Ndërkohë janë shëruar 999 persona në 24 orët e fundit, duke arritur në total 10361. Ajo që shqetëson autoritetet italiane është rritja e rasteve të reja në rajonin e Lombardisë, që deri tani ka qenë zona më e prekur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar aty 2593 raste të reja me Covid-19.

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Itali ka arritur në 80.539 persona.