Në 24 orë te fundit janë regjistruar 16.377 raste të reja me Covid-19 në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, rënia e rasteve vjen si pasojë edhe e uljes së numrit të tamponëve.

Ditët e fundit është vënë re se numri i tamponëve ka qenë mbi 200 mijë në një ditë, ndërsa sot ishin 130.524 nga të cilët 16.377 rezultuan pozitivë.

Ndërsa numri i të vdekur është rritur krahasuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 672 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 541.