Edhe 7 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e bluzave të bardha që kanë vdekur nga epidemia në 33 gjithsej.

Janë tre dentistë nga Brescia dhe Torino si dhe 3 mjekë të përgjithshëm në Napoli dhe një doktoreshë në Bergamo në Departamentin Shëndetësor të Parandalimit, raporton la Repubblica.

Nga 33 mjekët që humbën jetën, 17 ishin mjekë të familjes. Roberto Stella, president i shoqatës mjekësore Varese, humbi jetën më 11 mars, me Calogero Giabbarrasi, mjek i përgjithshëm i Caltanissetta, Renzo Granata, mjek i përgjithshëm i Alessandria, Ivano, ndërsa në orët e fundit Garzena, dentist nga Torino dhe Ivan Mauri, mjek i përgjithshëm nga Lecco.

Mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë të parët të rrezikuar nga koronavirusi. Ndërkohë që në Itali, sot numri i viktimave ka shkuar në 7.503, në 24 orët e fundit është rritur me 683. Ndërsa personat e shëruar janë 9.362, në 24 orët e fundit 1.036.