Janë rritur shifrat e të infektuarve në Itali. Autoritetet raportojnë se sot janë regjistruar 34,282 persona të infektuar, rreth dy mijë më shumë se një ditë më parë.

Shqetësusese vijojnë të mbeten shifrat e vikitmave. Sot ishin 753, nga 731 të 24 orëve më parë.

Një raport i autoriteteve shëndetësore italiane tregon se pacientët me COVID kanë zënë 42% të vendeve në terapi intensive, ndërkohë që të infektuarit me virusin pandemik përfaqësojnë 51% të gjithë atyre që janë shtruar në spital.