Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër i lartë të infektuarish me 3815 raste të reja, ndërsa ka një numër më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi se një ditë më parë.

756 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 10.779. Ditën e djeshme shifra e të vdekurve ishte 889.

646 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinj, duke e çuar shifrën në total në 13.030.

Rastet aktive pozitive sot në Itali numërohen plot 73.880 (dje rritja ishte me 3651 raste).

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 97.689 persona pozitivë me Covid-19.