Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandemia Covid-19.

766 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 14.681.

85.388 janë të prekurit nga koronavirusi, 2339 më shumë sesa një ditë më parë.

1408 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 19.758.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 119.827 persona pozitivë me Covid-19.