Shifrat nga Spanja vijojnë të jenë të frikshme përsa i përket numrit të jetëve të humbura nga koronavirusi.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 809 persona për shkak të COVID-19.

Numri total i viktimave në këtë shtet shkon në 11.774.

Spanja ka tejkaluar edhe Italinë për numrin e të infektuarve duke u renditur e dyta në botë pas SHBA, plot 124,736 të tillë.