828 persona  kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve në Angli. Nga të dhënat që publikon OBSH, deri më tani numri në total i viktimave ka shkuar në 6.483.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që janë testuar pozitivë për virusin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar aktualisht shkon në më shumë se 55,000, por shkalla e vërtetë e shpërthimit është e panjohur sepse vetëm pacientët në spital dhe stafi i kujdesit shëndetësor bëjnë testime.

Ndërkohë Kryeministri Boris Johnson mbetet në një njësi të kujdesit intensiv në një spital qendror në Londër, ku zëdhënësi i tij thotë se ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe “po i përgjigjet mjekimit”. Kryeministri u shtrua të hënën pasi simptomat i zgjatën më shumë se 10 ditë.