Italia ka regjistruar sot një rritje të numrit të viktimave e të rasteve pozitive më kronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 viktima e 518 raste pozitive më shumë. 402 të infektuar më shumë janë verifikuar vetëm në rajonin e Lombardisë.

Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33,774 dhe i të infektuarve në 234,531. Numri i personave të shëruar deri më sot është 163,781.

Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv. Numri i personave të shtruar është aktaulisht 5,301 e i atyre që po kurohen në repartet e terapisë intesive është 316.