85,000 fëmijë humbin jetën nga kequshqyerja në Jemen

21/11/2018 - 11:19

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë ndërruar jetë nga kequshqyerja akute përgjatë tre viteve luftë në Jemen. Kështu ka deklaruar një anëtare e një shoqate bamirëse.

Numri është i barabartë me të gjithë popullsinë nën pesë vjeçare në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe në Birmingham, shton Save the Children.

OKB paralajmëroi muajin e kaluar se deri në 14 milion jemenas janë në prag të urisë. Ajo po përpiqet të ringjallë bisedimet për t’i dhënë fund një lufte trevjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti. Lufta u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion saudit nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Houthi, e cila e kishte detyruar Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

Të paktën 6,800 civilë janë vrarë dhe 10,700 kanë mbetur të plagosur në luftë, sipas OKB. Lufta dhe një bllokadë e pjesshme nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 22 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, kanë krijuar një emergjencë më të madhe në botë për sigurinë ushqimore dhe kanë çuar në shpërthimin e kolerës që ka prekur 1.2 milionë njerëz.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido është larguar nga Karakasi të enjten, së bashku me 80 ligjvënës, për t’u nisur në kufirin me

Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400-vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Banglade

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndim

Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist".

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh

Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëta