Autoritetet në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar për një tragjedi të ndodhur në një banesë në këtë shtet amerikan.

Një djalë 14 vjeç rrëfeu përpara zyrtarëve lokalë se kishte vrarë 5 anëtarët e familjes. I riu deklaroi se pas krimit, kishte hedhur armën shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

Të martën, zyra e sherifit tha që tre nga pesë personat e qëlluar në rezidencën Elkmont u konfirmuan të vdekur në vendngjarje. Dy të tjerë ishin në gjendje kritike dhe ndërruan jetë rrugës.