Aeroporti i Frankfurtit, gati për transportin e vaksinës antiCovid

28/11/2020 - 13:36

Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e një sfide logjistike të paprecedentë që është ajo e transportimit të kapsulave jetë-shpëtuese në të gjithë botën.

Ai i Frankfurtit është aeroporti më i madh në Evropë për transportin e mallrave farmaceutike, dhe performanca e tij do të jetë thelbësore në suksesin e imunizimit të miliona njerëzve kundrejt koronavirusit vdekjeprurës.

“Konteinerët janë në gjendje të ngrohen dhe ftohen duke mbajtur kështu temperaturën gjatë transportit në gjendje stabël e kjo do të ishte shumë e rëndësishme për vaksinën antiCovid”.

Përgatitjet në fakt janë të ethshme, veçanërisht tani kur vaksinat janë të afërta…ndaj për drejtuesit e aeroportit, është thelbësore që të mendohet për gjithçka.  Për ta, kjo është një sfidë me të cilën nuk janë përballur asnjëherë më parë ndaj ka lindur edhe nevoja për plane rezervë, nëse ata fillestarë nuk do të mund të funksionojnë. Vaksina antiCovid do të transportohet kryesisht gjatë vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, siç ndodh edhe me vaksinën e gripit, që është e nevojshme në mënyrë të përsëritur, me gjasë, transporti i vaksinave do të jetë një rutinë që do të përsëritet çdo një apo dy vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të Shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të prem

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p