Të paktën 7 persona humbën jetën ditën e sotme në Spanjë, pasi një helikopter u përplas me një avion të ultralight.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, helikopteri që u përplas ishte i një kompanie gjermane dhe mes 7 personave të vdekur ishin edhe një familje nga Gjermania.

Çifti me dy fëmijët, djali dhe vajza 9 dhe 11 vjeç, ishin në bordin e helikopterit, që u përplas me avionin në orën 1.36 të pasdites së kësaj të diele.

Pjesët e rrënojave të helikopterit u rrëzuan, sipas departamentit të sigurisë së bashkisë Inca jo shumë larg në një autostradë të vjetër. Njerëzit nga zona nxituan të pastrojnë rrënojat.

“Pashë një helikopter që fluturonte mbi shtëpinë time, disa sekonda më vonë u shfaq një aeroplan me fluturim të ulët dhe të dy u përplasën”, tha një banor për gazetën lokale “Diario de Mallorca”. Ai kishte dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, kishte dalë jashtë të shihte se çfarë kishte ndodhur, kur pa se një helikopter dhe një avion ishin në tokë.

Policia në qytezën e Inca të Spanjës tha se pjesët e helikopterit u shpërndanë jo shumë larg një autostrade të vjetër. Njerëzit sapo panë rrënojat e helikopterit, nxituan t’i pastrojnë ata. Ky helikopter i përkiste kompanisë Rotorflug, e cila u ofron turistëve fluturime drejt ishullit të Majorkës. Udhëtimi më i lirë kushton 87 euro për person.

Sipas informacioneve të BILD, piloti i helikopterit ishte italian. Ai la pas gruan dhe një djalë, që jetojnë në Gjermani. Gazetat lokale shkruajnë se në bordin e avionit ultralights ishin dy spanjollë. Autoritetet kanë nisur hetimet.