Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sochi të Rusisë, ku një automjet është futur me shpejtësi të çmendur mes turmës së njerëzve, duke lënë një person të vdekur.

Nga të dhënat e para, raportohet edhe për 6 persona të plagosur nga të cilët 2 ndodhen në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi i makinës, ka qenë duke dremitur para se të humbte kontrollin dhe të shkaktonte aksidentin e frikshëm.

Në Sochi, ditën e shtunë.do të zhvillohet edhe ndeshja çerekfinale mes Rusisë vendase dhe Kroacisë.