Një aksident i rëndë është regjistruar në një nga autostradat e kryeqytetit italian Romë.

Përplasja fatale mes një automjeti tip Ford me një motor Suzuki në afërsi të stadiumit Olimpiko i ka marrë jetën një polici 45-vjeçar, i cili ka vdekur në vend.

Aksidenti i frikshëm solli për pasojë bllokimin e njërit krah të autostradës, siç mund të shihet nga fotot që publikojnë mediet e vendit fqinjë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident ka ndaluar për të ofruar ndihmën e parë, por për policin që ishte në krye të detyrës nuk mund të bëhej më asgjë.

Autoritetet vendore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.