Akuza e fortë e zyrtarit amerikan: Kina ka fshehur virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

24/05/2020 - 22:30

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O'Brien tha se Pekini e dinte qysh në nëntor se çfarë po ndodhte me virusin, i cili e kishte origjinën në Wuhan, por gënjeu Organizatën Botërore të Shëndetit dhe i pengoi ekspertët e huaj që të merrnin informacion.

"Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike dhe tani na duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë tonë, për t’i mbajtur amerikanët në punë gjatë kësaj pandemie," tha zoti O’Brien për televizionin NBC.

"Fshehja që ata i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Dhjetë ose 15 vjet më vonë do të shohim një program special në HBO për këtë temë," tha ai duke iu referuar një miniseriali televiziv.

Katastrofa e termocentralit bërthamor të Çernobilit në ish republikën sovjetike të Ukrainës shkaktoi një rrezatim bërthamor që çoi në vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda pak javësh dhe detyroi dhjetëra mijëra të tjerë të largohen. Me shumë vonesë Moska tregoi më në fund përmasat e tragjedisë, të asaj që vlerësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

Presidenti amerikan Donald Trump është ankuar në mënyrë të përsëritur për trajtimin që Kina i bëri shpërthimit të koronavirusit. Kina i ka mohuar akuzat dhe kryediplomati i saj akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara se po përhapin gënjeshtra.

"Ky është një problem i vërtetë dhe po i kushton Amerikës dhe botës mijëra e mijëra jetë njerëzish sepse informacioni i vërtetë nuk u lejua të dilte. Çështja u fsheh, por një ditë ne do t’i shkojmë asaj deri në fund, tha ai." /Voa

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb