Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i New York: Nuk dorëhiqem

04/03/2021 - 10:42

Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mësim të rëndësishëm” lidhur me sjelljen e tij ndaj grave, por shtoi se kishte ndërmend të qëndronte në detyrë.

“Tani e kuptoj që kam vepruar në një mënyrë që i bënte njerëzit të ndiheshin jo rehat”, tha Cuomo në një konferencë shtypi të mërkurën. “Ishte e paqëllimtë dhe për këtë kërkoj realisht falje”.

Cuomo tha se do të “bashkëpunojë plotësisht” me hetimet që ka nisur zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit lidhur me akuzat për ngacmim seksual. Prokurorja e Përgjithshme Letitia James ndodhet në procesin e përzgjedhjes së një firme ligjore, jo brenda zyrës së saj, që do të kryejë një hetim mbi pretendimet dhe do të ofrojë një raport që do të bëhet publik.

Cuomo i kishte shmangur paraqitjet publike për ditë me radhë ndërsa disa nga koleget e tij demokratë i kanë bërë thirrje për dorëheqje. Para konferencës për shtyp të së mërkurës, guvernatori foli për herë të fundit me gazetarët gjatë një telekonference më 22 shkurt. Informimi i tij i fundit për mediat me pamje filmike ishte më 19 shkurt.

Ai nuk kishte folur publikisht që prej momentit kur i dha Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut leje për të hetuar pretendimet se ka ngacmuar seksualisht të paktën dy gra në administratën e tij.

Ish-ndihmësja e tij, Charlotte Bennett, 25 vjeç, ka thënë se Cuomo e kishte pyetur atë mbi jetën e saj seksuale dhe nëse do të ishte e hapur për një marrëdhënie me një burrë të moshuar. Bennett e ka hedhur poshtë kërkesën për falje të Cuomo, gjatë të cilës ai tha se kishte bërë “shaka” dhe se shakatë e tij ishin keqinterpretuar si flirtim.

Një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, tha se Cuomo kishte komentuar pamjen e jashtme të saj në mënyrë të papërshtatshme dhe se në fund të një takimi e kishte puthur pa pëlqimin e saj. Ajo ka thënë gjithashtu se Cuomo i kishte sugjeruar një herë që të luanin “poker me striptizëm” ndërsa ndodheshin në një avion në pronësi të shtetit. Cuomo i ka hedhur poshtë pretendimet e zonjës Boylan.

Një tjetër grua, Anna Ruch, i tha gazetës “New York Times” se gjatë një ceremonie martesore në shtator 2019-s Cuomo i kishte vendosur të dyja duart në fytyrë dhe e kishte pyetur nëse mund ta puthte.

Cuomo e filloi konferencën për shtyp të së mërkurës duke u përqëndruar tek të dhënat më të fundit mbi pandeminë e koronavirusit./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat e huaja kanë publikuar videon, ku shfaqet momenti i rënies së raketës kineze në Oqeanin Indian.

139 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, teksa nga janë regjistruar 8,292 raste të reja me koronavirus ng

“Për momentin, Komisioni Europian nuk e ka rinovuar kontratën aktuale për vaksinat anti-Covid të zhvilluar nga AstraZeneca, e cila sk

Përveçse po lufton dhe po humbet me mijëra jetë përditë përballë pandemisë, në Indi po përhapen edhe raste të një infeksioni mykotik që p

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19,

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga qielli për të parë se ku do të bjerë raketa kineze Mars Long Long 5B, mësohet se ajo ka hyrë në atmosfe

Italia ka hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Europian duke nisur nga data 15 maj.

Ditën e Europës më 9 maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së.

Mbetjet e raketës së madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 04:56

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpërndarjen e pabarabartë të va