Alarm në Europë, qarkullojnë 730 substanca psikoaktive

26/06/2019 - 10:03

Alarm mbi substancat psikoaktive në Evropë. Sipas Entit Rregullator Evropian mbi Drogën, në kontinentin tonë janë në qarkullim 730 substanca të tilla, 55 prej të cilave të shënuara në vitin 2018. Me termin substanca të reja psikoaktive, janë të gjitha ato substanca sintetike që nuk i janë nënshtruar kontrolleve sipas parametrave që duhen respektuar, të vendosura nga Kombet e Bashkuara mbi narkotikët dhe psikotropët, por që mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut.

Këto substanca shënojnë një problem në rritje në nivel ndërkombëtar, pasi prodhohen në vende të cilat nuk respektojnë standardet ndërkombëtare apo ligjet ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, e këto molekula futen në treg për të përmbushur kërkesat e reja. Vështirësia kryesore shpjegojnë ekspertët qëndron se intoksikimet nga këto substanca që mund të jenë në formën e ilaçeve, qetësuesve, etj, janë shumë të vështira për t’u diagnostikuar dhe për më tepër për t’u trajtuar.

Problem tjetër shumë i madh në lidhje më përdorimin gjithnjë e më të gjerë të tyre është pikërisht marketingu online që i bëhet, duke arritur blerës potencialë në mbarë botën, veçanërisht në moshat shumë të reja.

Ndër efektet kryesore që janë verifikuar nga përdorimi i këtyre drogave të reja sintetike janë intoksikimi mjaft i shpejtë me pasoja shpesh fatale, gjendje kome, agresivitet, varësi, delir paranojak, probleme kardiovaskulare, haluçinacione, dridhje të forta psikomotore dhe simptoma psikotike të përhershme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arri

Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës", duke përfshirë një shtetas rus, për

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.